| 09.02.2010 | 14:00 UTC
Irani nis me prodhimin e uraniumit të pasuruar
Me gjithë kritikat ndërkombëtare Irani ka nisur në impiantin që ndodhet në Natans me pasurimin e uraniumit. Është parashikuar pasurimi në 20 për qind, bëri të ditur shefi i agjencisë kombëtare për energji bërthamore, Ali Akbar Salehi, të cilin e citon agjenicia e lameve ISNA. Irani pretendon se i nevojitet uranium për reaktorin e tij hulumtues në Teheran, që të mund të prodhojë lëndë radioaktive për qëllime mjekësore. Perëndimi dyshon se vendi nën pretekstin e një programi atomik civil prodhon armë bërthamore. Nisur nga deklaratat më të fundit, Franca dhe SHBA-ja së bashku do të përpunojnë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit për vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Iranit. Për këtë u shprehën pas një takimi në Paris, Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe ministri amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates.
