1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

 | 09.02.2010 | 14:00 UTC

Berlin: Kabineti vendosi për mandatin e ri në Afganistan

Kabineti federal gjerman vendosi një mandat të ri për Afganistanin. Në të ardhmen do të dërgohen deri 850 ushtarë gjermanë të tjerë në Hindukush. Kufiri maksimal i mandatit rritet përkatsisht në 5.350 ushtarë. Parlamenti duhet po ashtu të votojë për ndryshimin e mandatit. Për trajnimin e forcave afgane të sigurisë kombëtare në të ardhmen nga 280, që janë aktualisht, do të angazhohen 1.400 ushtarë. Përveç kësaj  ndihmat për rindërtim do të dyfishohen gati në 430 milionë euro. Me konceptin e ri koalicioni zi-verdhë zbatoi vendimet e konferencës së Londrës për Afganistanin.