1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

 | 09.02.2010 | 13:00 UTC

Gjykata kushtetuese rrëzon normat e asistencës Hartz IV

Normat e asistencës sociale sipas ligjit Hartz IV në Gjermani bien ndesh me kushtetutën. Kështu vendosi Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe. Qeveria gjermane duhet të ripërcaktojë deri në fund të vitit vlerën e asistencës për fëmijë dhe të rritur. Deri atëherë pothuajse shtatë milionë përfituesit e kësaj asistence mund të kërkojnë ndihma plotësuese, për sa kohë kjo është e nevojshme për garantimin e minimumit të ekzistencës për një jetë të denjë njerëzore. Norma e asistencës mujore sipas Hartz IV-ës është për një kryefamiljar aktualisht 359 euro. Në varësi të moshës fëmijët marrin 60 deri 80 për qind të saj. Shoqatat e bamirësisë e përshëndetën vendimin. Sipas tyre vendimi është një mjet efikas kundër varfërisë këcënuese të fëmijëve.