1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Ballkani | 30.07.2010

Ministri i Jashtëm i Kosovës u përpoq në OKB për njohje të tjera të Kosovës

 

Serbia vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës me rezolutën e saj

 

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni është përpjekur në Kombet e Bashkuara për njohje të gjerë të vendit të tij. Skender Hyseni, ministri i Jashtëm i KosovësBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Skender Hyseni, ministri i Jashtëm i KosovësNjë javë pas shqiptimit të vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Hyseni është takuar me përfaqësues të shumtë të vendeve anëtare të OKB-së në selinë qendrore të organizatës në Nju-Jork. Hyseni ka shprehur shpresën që vende evropiane si Spanja dhe Greqia të ndryshojnë mendim dhe të njohin vendin e tij. Më tej, ministri i Jashtëm i Kosovës ka theksuar se pavarësia e Kosovës nuk është rast precedent për kombet e tjera në botë. Aktualisht njohja e pavarësisë së Kosovës refuzohet në radhë të parë nga vende, në të cilat ka tendenca shkëputjeje të rajoneve të caktuara.

Serbia e cilëson ende të papranueshme pavarësinë e Kosovës    

Jeremic paraqiti projektrezolutenBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Jeremic paraqiti projektrezolutenMë parë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ishte takuar me Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki Mun. Serbia dorëzoi një projektrezolutë në OKB në të cilën insiston se shpallja e njëanshme e pavarësisë nga Kosova është "e papranueshme", dhe bën thirrje për bisedime të reja për çështjet e hapura, përfshirë statusin e Kosovës.

Ky hap i Serbisë ka ngjallur pezmatimin e Perëndimit. Gazetat serbe citojnë ambasadorin britanik në Serbi, Stephen Wordsworth, i cili e ka cilësuar tekstin e projektrezolutës "të papranueshëm" dhe i ka bërë thirrje Beogradit ta tërheqë për modifikime. Edhe përfaqësia diplomatike e SHBA-së në Beograd shprehu keqardhje që Serbia nuk u konsultua me SHBA para dorëzimit të projektrezolutës. Nëse Serbia do të ngulë këmbë në këtë projektrezolutë, ajo duhet të presë një kundërrezolutë nga të paktën 22 vendet e BE-së që e kanë njohur Kosovën, citojnë gazetat serbe diplomatët evropianë.


Autor: dpa/Eliana Xhani

Redaktoi: Auron Dodi  

 
 

Feedback »Dërgoni »Printoni »

Kryesore të tjera

 
Artikel bookmarken


 
Lexuesit shkruajnë

Shkruani dhe ju

Shqipëria në dokumentat e Shtazit

20 vjet pas ndryshimeve politike

Televizioni i Deutsche Welles

Për Kosovën

Romët dhe sintit