1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Sporti | 30.07.2010

Sailer fiton titullin në 100 metërsh

 

Kampionia e re e Evropës la pas në garë dy francezë

 

Verena Sailer është kampionia e re e Evropës në 100 metërsh. Në Kampionatin Evropian të Atletikës së lehtë në Barcelonë, ajo triumfoi me kohën 11,10 sekonda ndaj dy francezeve Veronique Mang dhe Myriam Soumare. Sailer u shpreh tejet e emocionuar pas fitores së saj sensacionale: "Është fantastike, fantastike, nuk mund ta besoj. Ne ia dolëm mbanë, traineri im, fizioterapeutja ime dhe unë, ne ia dolëm mbanë."Kampionia Verena SailerBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Kampionia Verena Sailer

Në hedhjen e shtizës për femra u shënua madje një fitore e dyfishtë gjermane. Linda Stahl nga Leverkuseni me rekord të ri personal trimfoi ndaj gjermanes tjetër Christine Obergföll nga Offenburgu dhe kampiones çeke të lojërave olimpike Barbara Spotakova.

Autor: sid/dpa/Eliana Xhani

Redaktoi: Auron Dodi

 
 

Feedback »Dërgoni »Printoni »

Kryesore të tjera

 
Artikel bookmarken